Mbi 10 vite në skenë, Kida e dëshmon edhe njëherë “thjeshtësinë” që e karakterizon

Bota e Yjeve

Mbi 10 vite në skenë, Kida e dëshmon edhe njëherë “thjeshtësinë” që e karakterizon

Më: 27 shtator 2022 Në ora: 16:53
Kida

Orhidea Latifi e njohur si Kida na ka “rikthyer” në fillimet e karrierës së saj.

Këngëtarja ka ndarë një foto me Kreshnik Fazliun (Mc Kreshën) i cili ka qenë bashkëpunëtori i saj i parë që kur debutoi në tregun tonë muzikor.

Bëhet fjalë për 8 vite më parë kur dyshja sollën atë që më pas u kthye në hit “Rikthejna na”.

“Që prej ditës së parë,-shkruan Kida krahas fotos me reperin.

Image
Kida dhe MC Kresha

Kujtojmë që disa javë më parë Kida kujtoi 10 vitet e saj të karrierën në muzikë. Këngëtarja publikoi një video gjatë momenteve të performancës së saj në koncertin që u organizuar në heshin “Skënderbej” ku performoi dhe ylli me famë botetore Rita Ora në kuadër të “Tirana European Youth Capital 2022” dhe krahas postimit shkroi:

“Po bëhen 10 vite, e unë u rrita bashkë me dashurinë që ma dhatë ju. Ju më keni bërë ëndrrën time realitet sa herë që kam parë se po këndoni bashkë me mua, ju jeni zëri më i bukur që kam degjuar.

Çdo brohoritje e juaja mua më ka dhënë vullnet për të punuar fort e të jem aty për ju gjithmonë. Nuk do të ndalem asnjëherë duke e bërë punën që dua më së shumti, ku shpërblim marr buzëqeshjet e juaja. Ju dua shume, urs always #Kida ❤️”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat