“Efekti i fluturës” – Arta Nitaj duket sensuale në imazhet e shkëputura nga performanca e saj

Bota e Yjeve

“Efekti i fluturës” – Arta Nitaj duket sensuale në imazhet e shkëputura nga performanca e saj

Më: 29 shtator 2022 Në ora: 00:36
Arta Nitaj

Bukuroshja nga Peja, Arta Nitaj është një nga konkurrentet në edicionin e këtij viti të spektaklit “Dance Albania”.

Kur kanë kaluar dy javë që nga nisja e spektaklit, Arta krahas një paraqitje sensuale dhe energjike ndaj saj nuk kanë munguar kritikat nga juria profesionale, por edhe vëmendje a publikut ka qenë e madhe ndaj saj.

Megjithatë, kjo nuk po e ndalon modelen që ta shijojë në maksimum këtë eksperiencë dhe disa imazhe nga performanca e fundit i ka ndarë edhe së fundmi për admiruesit e saj në Instagram.

Image

Arta shihet në krahët e balerinit dhe partnerit të saj në vallëzim, Erind Sallahi teksa dukej e mahnitshme me një fustan të bardhë i hapur tek pjesa e shpinës dhe i çarë në të dyja anët duke ia theksuar këmbët e formësuara.

“Efekti i fluturës”, ka shkruar Nitaj sipër imazheve në të cilat ajo dukej si një balerinë e vërtetë.

Image

Kujtojmë që në javë e parë të ‘Dance Albania”, Arta tregoi se gjithmonë ka ëndërruar të bëhet valltare, madje u shpreh “se ka ngatërruar profesion”.

Përndryshe, emra të tjerë të njohur që sivjet po marrin pjesë në këtë spektakël janë: Anita Haradinaj, Kastro Zizo, Valon Shehu dhe Arbnora Ademja e cila ishte e eliminuara e parë e spektaklit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat