Bella Hadid shfaqet me kostum transparent në Javën e Modës në Paris

Bota e Yjeve

Bella Hadid shfaqet me kostum transparent në Javën e Modës në Paris

Më: 3 tetor 2022 Në ora: 18:25
Bella Hadid

Ajo ka qenë shumë e kërkuar gjatë Javës së Modës në Paris, së bashku me motrën e saj, supermodelen Gigi Hadid.

Dhe Bella Hadid, 25-vjeçare, sigurisht që bëri që ta kthejnë të gjithë kokën kur doli në pistë për Stella McCartney, pasi u shfaq pa sytjena nën një kostum, të mbuluar me ca zbukurime.

Zeshkania dukej e mrekullueshme teksa bëri sfilatë me ansamblin mbresëlënës, duke e veshur vetëm me të brendshme poshtë.

Image
Bella Hadid

Ajo mes tjerash i shtoi disa centimetra gjatësisë së saj me një palë taka të larta me rrjetë nudo.

Flokët e zeza të gjata i kishte lënë të lëshuara, ndërkohë që u shfaq tërësisht pa grim.

Motra e saj më e madhe, Gigi, u fotografua gjithashtu në shfaqje, por ajo kishte veshur diçka pak më pak të dukshme – pantallona lëkure me një xhaketë kaki të përshtatshme.

Bella këto ditë mori vëmendje meqë doli nudo në sfilatë dhe dizajnerët ia krijuan fustanin në mes të skenës.

Image
Bella Hadid

Teknika e spërkatjes u zhvillua nga Fabrican, një kompani e themeluar nga stilisti dhe shkencëtari spanjoll Manel Torres

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat