Tenistja amerikane Rachel Stuhlmann ‘kthehet’ në një tifoze provokuese në mbështetje të ShBA-së në Botëror

Bota e Yjeve

Tenistja amerikane Rachel Stuhlmann ‘kthehet’ në një tifoze provokuese në mbështetje të ShBA-së në Botëror

Më: 26 nëntor 2022 Në ora: 19:40
Rachel Stuhlmann

Infuencuesja e njohur, Rachel Stuhlmann, veshi një palë reçipeta provokuese mbrëmë (e premte) për të mbështetur Përfaqësuesen e ShBA-së teksa ata luajtën kundër Anglisë në Kampionatin Botëror në Katar.

Tenistja do të jetë ndarë e kënaqur me përpjekjet e skuadrës së vendit të saj pasi me meritë ata arritën një rezultat 0-0 me ‘Tre Luanët’.

Para ndeshjes, Rachel kishte veshur një palë bikini me dizajn nga flamuri amerikan, shkruan The Sun.

Image
Rachel Stuhlmann

Ajo kishte veshur edhe xhinse dhe një xhaketë teksa ka pozuar para aparatit fotografik.

Duke publikuar imazhet provokuese në Twitter, ajo shkroi: “Unë jam një fanse e futbollit tani. Le të shkojmë ShBA”.

Ajo i ka publikuar të njëjtat fotografi edhe në llogarinë e saj në Instagram, ku numëron afro 250 mijë ndjekës.

Rachel shkroi në mbishkrimin e fotografive në Instagram: “Loja e Kampionatit Botëror, forca ShBA! Për cilin ekip bëni tifo?”.

Image
Rachel Stuhlmann

Pas përfundimit të ATP Finals javën e kaluar, Rachel u zbuloi fansave të saj se do të merrte kohë për të planifikuar për vitin e ardhshëm.

Ajo ka shkruar: “Oh përshëndetje miq. Me përfundimin e finales së ATP-së, kjo është periudha shumë e rrallë dhe e shkurtër e vitit që sezoni i tenisit është ‘off (i ndalur)’.

Po e përdor këtë kohë për të punuar në një sërë projektesh të ndryshme, për të planifikuar për vitin e ardhshëm dhe për të kaluar kohë me familjen dhe miqtë”.

Image
Rachel Stuhlmann

Rachel do të shpresojë të ketë më shumë ndeshje të ShBA-së në Kampionatin Botëror, të cilat mund t’i shikojë gjatë periudhës së pushimit të saj nga tenisi.

Përfaqësuesja e ShBA-së përballet me Iranin të martën mbrëma, duke e ditur se një fitore do t’i çojë ata në raundin e 16-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat