Rita Ora tregon me krenari barkun e tonifikuar pas daljes nga palestra në Sydney

Bota e Yjeve

Rita Ora tregon me krenari barkun e tonifikuar pas daljes nga palestra në Sydney

Më: 30 maj 2023 Në ora: 13:56
Rita Ora

Rita Ora tregoi figurën e saj fenomenale të trupit teksa u pa duke dalë nga një palestër e njohur e Sydneyt me një bluzë të shkurtër dhe pantallona të shkurtra.

Këngëtarja e hitit “Hot Right Now”, 32 vjeçe, dukej sikur mezi kishte djersitur pas stërvitjes në ‘98 Gym’ të martën.

Ajo shfaqi barkun dhe fizikun e saj të tonifikuar teksa kishte veshur një palë sytjena sportive të zeza, pantallona të shkurtra gri për çiklizëm dhe një palë tuta gri sipër.

Image
Rita Ora

Për të zbukuruar veshjen e rastësishme, Rita vuri një palë syze dielli të shtrenjta të markës “Chanel” dhe një kapele të hirtë.

Ylli shqiptaro-britanik i muzikës pop mbuloi krahët me një bluzë sportive të hirtë dhe i kishte lidhur flokët e saj kaçurrela në një bisht.

Image
Rita Ora

Ajo shkoi pa makijazh për seancën e saj të palestrës dhe dukej e entuziazmuar kur po shijonte pak rrezet e diellit të Sydneyt ndërsa largohej.

Këngëtarja e hitit “Ritual” i shtoi pamjes së saj një ngjyrë të kuqe me një palë çorape të gjata të kuqe me atlete të markës “Adidas” në ngjyrë të verdhë dhe të kuqe.

Pasi bëri punën e vështirë në palestër, muzikantja e trajtoi veten me kujdes duke blerë një kafe në ‘North Bondi’ përpara se të kënaqej në një banjë.

Ylli me origjinë nga Kosova është aktualisht në Sydney për spektaklin “The Voice Australia:, kur për të tretin vit radhazi është zgjedhur të jetë trajnerë krahas kolegëve të saj: Jason Derulo, Guy Sebastian dhe Jessica Mauboy.

Ajo mbërriti në Sydney në fillim të këtij muaji me regjisorin dhe bashkëshortin e saj, regjisorin Taika Waititi, 47 vjeç.

Çifti u martuan në verën e vitit 2022. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat