Rita Ora duket ‘e zjarrtë’ që në mëngjes me një paraqitje atraktive pas mbarimit të stërvitjes

Bota e Yjeve

Rita Ora duket ‘e zjarrtë’ që në mëngjes me një paraqitje atraktive pas mbarimit të stërvitjes

Më: 1 qershor 2023 Në ora: 09:09
Rita Ora

Rita Ora tregoi fizikun e saj tejet në formë të mirë pasi bëri një stërvitje rraskapitëse në një palestër të Sydneyt të mërkurën.

Trajnerja e “The Voice Australia” nxori në pah barkun e saj të tonifikuar, teksa veshi një palë sytjena sportive të zeza dhe një palë pantallona të shkurtra të vogla ngjyrë deti të markës “Nike”.

Teksa largohej nga ‘98 Gym’, ylli shqiptaro-britanik i muzikës pop dukej atraktive dhe me ngjyrë të mirë trupi, ndërsa shfaqej e ekspozuar në ditën me diell të Sydneyt, shkruan DailyMail.

Image
Rita Ora

Këngëtarja e htitit “Hot Right Now” kishte veshur një palë çorape të gjata të bardha dhe atlete të hirta.

Rita u sigurua që të dukej më së miri për stërvitjen e saj, pasi kishte aplikuar një makijazh joshës, i karakterizuar me buzëkuq të kuq dhe një ‘eyeliner’ të zi.

Image
Rita Ora

Ajo i mbante flokët e saj të gjata ngjyrë kafe poshtë dhe pas shpine në një valë të lirshme.

Muzikantja është parë duke mbajtur regjimin e saj të fitnesit në ‘98 Gym’ disa herë në Sydney gjatë muajit të kaluar.

Ajo aktualisht është në kontinentin e largët për spektaklin “The Voice Australia”, ku për të tretin vit radhazi është zgjedhur të jetë anëtare e jurisë.

Krahas saj, në panelin e jurisë së “The Voice Australia” sivjet do të jenë edhe: Jason Derulo, Guy Sebastian dhe Jessica Mauboy.

Rita mbërriti në Sydney në fillim të këtij muaji me bashkëshortin e saj, regjisorin Taika Waititi.

Kjo vjen pasi të mërkurën u njoftua se çifti i lumtur pozuan në kopertinën e revistës “Vogue Australia” të edicionit të qershorit.

Duke e ndarë lajmin me ndjekësit e entuziazmuar në Instagram, revista shkroi: “Rita Ora dhe Taika Waititi janë yjet e kopertinës sonë të qershorit”.

“Ata ranë në dashuri në Sydney, kështu që është e përshtatshme të fotografosh çiftin e sapomartuar për kopertinën e tyre të parë së bashku në sfondin e portit vezullues të qytetit”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat