Kate Hudson publikon fotografi e zhveshur në pjesën e sipërme, spikat komenti i vëllait të saj

Bota e Yjeve

Kate Hudson publikon fotografi e zhveshur në pjesën e sipërme, spikat komenti i vëllait të saj

Më: 2 qershor 2023 Në ora: 00:21
Kate Hudson

Aktorja hollivudiane, Kate Hudson, ka postuar një fotografi në të cilën shfaqet e zhveshur në pjesën e sipërme, të realizuar teksa po merrte rreze dielli para shtëpisë së saj.

Mirëpo, vëllait të bukuroshes, Oliver, i cili është gjithashtu një aktor i njohur, nuk i ka pëlqyer aspak ky postim.

Kate u fotografua vetëm me brekët e bikinive dhe me një kapele në kokë, ndërsa gjoksin e zhveshur e mbuloi me një libër.

Image
Kate Hudson

Postimi i aktores ka marrë rreth gjysmë milioni pëlqime, mirëpo një koment vodhi gjithë vëmendjen.

“Zot, mos Kate!”, është komenti i vëllait të saj, Oliver Hudson, i cili është i njohur për rolet në serialet televizive, si “Rules of Engagement”, “Nashville” e “Scream Queens”.

Image
Kate Hudson

Ndërsa disa e kuptuan menjëherë se bëhej fjalë për një shaka mes vëllait dhe motrës, të tjerë shfrytëzuan rastin për ta kritikuar aktoren. Sido që të jetë, komenti i Oliver ka marrë mijëra reagime

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat