Bukuroshja nga Kosova, Mejreme Hajdaraj bën krenarë shqiptarët duke fituar në Egjipt kurorën e ‘Miss Elite World 2023’

Bota e Yjeve

Bukuroshja nga Kosova, Mejreme Hajdaraj bën krenarë shqiptarët duke fituar në Egjipt kurorën e ‘Miss Elite World 2023’

Më: 2 qershor 2023 Në ora: 13:31
Mejreme Hajdaraj

Mejreme Hajdaraj është një emër i ri në modeling, por me suksese të shumta në këtë fushë.

Ajo ka fituar tashmë kurorat e disa konkurseve të bukurisë, ku vetëm sivjet ajo gëzon dy titujt e rëndësishëm ‘Miss Elite World 2023’ dhe ‘Miss Elite Kosovo 2023’.

Hajdaraj është fituese edhe e çmimit ‘Miss Globe Kosovo 2022’ dhe ‘Mis Grande Kosovo 2021’.

“Unë jam Mejreme Hajdaraj. Jam 22 vjeçe, modele profesioniste që nga viti 2016. E dua botën e artit në përgjithësi. Kam qenë pjesë e shumë konkurseve të bukurisë për të fituar, por edhe për të ditur më shumë për kulturën e të tjerëve, për të mësuar më shumë rreth modelingut dhe gjithashtu për të treguar më shumë për veten time”, ka thënë bukuroshja nga Kosova në biografinë e dorëzuar në faqen zyrtare të konkursit Miss Elite World ku edhe u shpall fituese.

Mejremja e cila është mjaft e ndjekur në rrjetet sociale, e ndau gëzimin e saj të fitores në ‘Miss Elite World 2023’ përmes një shkrimi të gjatë në rrjetin social Instagram.r

“Në mesin e shumë shteteve të botës që u bashkuam për të konkurruar në event botëror në Somabay-Egypt. Pas një pune të palodhshme dhe duke mos hequr kurrë dorë fitova ‘Miss Elite World 2023’. Faleminderit të gjithë atyre që më përkrahën, më zgjodhën dhe besuan në mua. Faleminderit Stefano dhe Miss Elite, Faleminderit jurisë dhe publikut. Faleminderit ‘Miss Shqiperia’, faleminderit ‘Lense Production’, faleminderit familjes që më përkrahën dhe miqve po ashtu. Mbi të gjitha Faleminderit Kosovë, kurora ime është për të gjithë ju. Shpresoj t’ju bëj krenar”, ka shkruar ajo.

Bukuroshja koosvare e cila aktualisht është e ndjekur nga mbi 40 mijë ndjekës në Instagram, ndan shpesh me ndjekësit imazhe të ndryshme nga paraqitjet e saj në konkurset e bukurisë, në të cilat ka shkëlqyer gjithmonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat