Rita Ora ua tregon të pasmet paparacëve pas përfundimit të stërvitjes së fitnesit

Bota e Yjeve

Rita Ora ua tregon të pasmet paparacëve pas përfundimit të stërvitjes së fitnesit

Më: 7 qershor 2023 Në ora: 08:59
Rita Ora

Ajo ka bërë që të gjithë të kthejnë kokën nga ajo me paraqitjet e saj atraktive nga seanca stërvitore në palestër në Sydney.

Dhe Rita Ora me krenari tregoi këmbët e saj të tonifikuar e veshur me një palë geta ngjyrë shalqiri përpara se të shkonte në një klasë të ushtrimeve “Pilates” të hënën.

Këngëtarja 32-vjeçare nuk e fshiu dot buzëqeshjen nga fytyra teksa po shkonte drejt veturës me një filxhan kafe në dorë, shkruan DailyMail.

Image
Rita Ora

Ajo u ngroh me një bluzë të thurur me grupe ngjyrë krem dhe të zezë dhe një pallto të zezë.

Këngëtarja shqiptaro-britanike kishte veshur gjithashtu një palë atlete ‘ASICS’ të verdha të ndezura dhe një kapele bejsbolli të verdhë të ndezur, ndërsa flokët e saj ngjyrë ishin stiluar me gërsheta përpara stërvitjes.

Image
Rita Ora

Rita pozoi me paturpësi dhe shfaqi të pasmet drejt kamerës përpara se të hipte në veturë.

Interpretuesja e hitit “I Will Never Let You Down” ka shijuar ushtrimet dhe ndjekjen e shpeshtë të klasave të “Pilates” gjatë qëndrimit në Sydney për sezonin e ri “The Voice Australia”.

Ushtrimet janë pjesë e një praktike të njohur si ‘reformator Pilates’, e cila është e njohur për yjet e Hollywoodit, duke përfshirë emrat e njohur: Margot Robbie dhe Meghan Markle.

Pajisja ka pesha të ndryshme, rripa dhe pjesë lëvizëse, duke i lejuar përdoruesit të shtojnë rezistencën ndaj ushtrimeve të kondicionimit të trupit.

Ylli, e cila është e martuar me regjisorin Taika Waititi, 47 vjeçe, deklaroi së fundmi se ka qenë në një ‘udhëtim’ fitnesi gjatë vitit të fundit.

Rita, e cila gjithashtu themeloi markën “Prospero Tequila” në vitin 2020, ndodhet në Australi për shfaqjen televizive “The Voice Australia”, ku për tretin vit radhazi është zgjedhur të jetë mentore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat