Ajo ka qenë në qendër të vëmendjes që nga lansimi shpërthyes i albumit të saj West End Girl në tetor të vitit të kaluar.
Të mërkurën mbrëma, Lily Allen siguroi që të gjithë sytë të ishin mbi të, teksa shkëlqeu në ngjarjen e lançimit të koleksionit më të ri të bizhuterive Chanel, Coco Crush, në Chateau Marmont në LA, ku surprizoi të ftuarit me një performancë të veçantë.
Këngëtarja 40-vjeçare, e cila ka një lidhje të gjatë me shtëpinë franceze të modës, dukej mahnitëse teksa kishte zgjedhur të mos vishte sytjena nën një fustan të zi, shkruan "Daily Mail", transmeton "Bota sot".
Fustani i zi me thellësi në dekolte ishte njëkohësisht joshës dhe elegant, ndërsa ajo e kompletoi look-un me një stil flokësh voluminoz në formë “beehive”, një homazh për stilin e saj ikonik të viteve ’60.
Në ngjarje ishte edhe ambasadorja e Chanel, Gracie Abrams, e cila është musa më e re e koleksionit, si dhe miku i yllit, Derek Blasberg, dhe një numër fashionistash që ndoqën performancën nga tryezat e tyre, teksa Lily interpretonte këngët nga West End Girl.