Rihanna ndez sërish thashethemet për martesë me A$AP Rocky pas paraqitjes me unazë në gishtin e martesës

Bota e Yjeve

Rihanna ndez sërish thashethemet për martesë me A$AP Rocky pas paraqitjes me unazë në gishtin e martesës

Nga: A.M Më: 11 shkurt 2026 Në ora: 13:38
Rihanna

Dalja e fundit publike e Rihanna-s bëri pak për të shuar thashethemet se ajo është martuar fshehurazi me partnerin e saj afatgjatë dhe babain e fëmijëve të saj, A$AP Rocky.

Çifti ka qenë në qendër të spekulimeve për martesë gjatë vitit të kaluar, të nxitura nga fakti që ajo i është referuar atij si “bashkëshorti im i dashur”, ndërsa ai e ka quajtur atë “gruaja ime”.

Këngëtarja 37-vjeçare u pa më herët këtë javë duke mbajtur një unazë në gishtin e martesës, teksa bënte pazar në një supermarket lokal në Los Angeles, shkruan "Daily Mail", transmeton "Bota sot".

Image
Rihanna

Rihanna u shfaq me të njëjtën bizhuteri edhe në një dalje tjetër në qytet, duke shtuar edhe më shumë dyshimet se ajo mund të jetë martuar me partnerin e saj.

Ylli, e cila ka tashmë dy djem dhe një vajzë me A$AP Rocky, ishte veshur rehat me një tuta gri të gjera dhe një bluzë të ngushtë, të kombinuar me syze dielli.

Image
Unaza
Image
Rihanna

Rihanna ka nxitur vazhdimisht thashetheme për fejesë në muajt e fundit, duke u shfaqur shpesh me një unazë në gishtin e martesës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat