Lily Allen mahnit me stilin e saj në Itali

Bota e Yjeve

Lily Allen mahnit me stilin e saj në Itali

Nga: A.M Më: 13 mars 2026 Në ora: 23:36
Lily Allen

Lily Allen ndau një vështrim nga pas-festat luksoze të shfaqjes së Valentino-s në Romë, duke postuar një album me momente argëtuese nga Italia në Instagram të premten.

Këngëtarja 40-vjeçare zgjodhi një fustan blu të hapur në qafë, me një fjongo në pjesën e përparme.

Ajo e kombinoi look-un me një xhaketë kafe prej lëkure me jakë prej lëkure deleje dhe veshi doreza të kuqe prej lëkure, shrkuan "Daily Mail", transmeton "Bota sot".

Image
Lily Allen

Duke i lënë flokët e saj të zinj të lirë mbi shpatulla, Lily kompletoi look-un me një palë çizme prej lëkure gjarpri.

Në fotot e saj, Lily shihej duke u përgatitur për pas-festat luksoze që pasuan shfaqjen e modës Valentino.

Image
Lily Allen
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat