Jesy Nelson në qendër të vëmendjes me dokumentarin e ri

Bota e Yjeve

Jesy Nelson në qendër të vëmendjes me dokumentarin e ri

Nga: A.M Më: 12 qershor 2026 Në ora: 09:01
Jesy Nelson

Jesy Nelson ka falënderuar fansat për mbështetjen e tyre pasi prezantoi dokumentarin e saj të ri në Sheffield DocFest të enjten.

Më herët gjatë ditës, këngëtarja u pa për herë të parë që nga deklarata e ish-shoqes së saj në Little Mix, Perrie Edwards, e cila tha se e kishte hequr përfundimisht nga jeta e saj pas një përplasjeje mes tyre.

Jesy nuk i ka komentuar deklaratat e Perrie-s, por u shfaq me një shprehje serioze ndërsa tërhoqi vëmendjen me një fustan veror të bardhë dhe elegant në këtë event, shkruan Daily Mail, transmeton "Bota sot".

Image
Jesy Nelson

Pas shfaqjes së dokumentarit, ajo postoi në Instagram duke shprehur mirënjohjen për fansat, duke ndarë disa foto të ëmbla nga dita.

Në postim ajo shkroi: “Dita më e veçantë duke prezantuar dokumentarin tim të ri ‘Jesy Nelson Life Changing’, i cili së shpejti do të transmetohet në @primevideouk. Më në fund pata mundësinë të takoj disa nga fansat e mi të mrekullueshëm sot, gjë që ka qenë një kohë e gjatë në pritje. Faleminderit të gjithëve që erdhët të më mbështesni sot. Zemra ime është plot.”

Image
Jesy Nelson

Dokumentari i saj i ri do ta ndjekë atë si nënë e binjakëve të diagnostikuar me Atrofi Muskulare Spinale, ndërsa ajo përballet me realitetin e ri dhe lufton për të ndryshuar ligjet e skriningut për të sapolindurit në Mbretërinë e Bashkuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat