Olivia Rodrigo shkëlqen me stil elegant gjatë një mbrëmjeje në New York

Bota e Yjeve

Olivia Rodrigo shkëlqen me stil elegant gjatë një mbrëmjeje në New York

Më: 7 gusht 2026 Në ora: 18:37
Olivia Rodrigo

Olivia Rodrigo ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj elegante gjatë një daljeje në Brooklyn, New York.

Këngëtarja 23-vjeçare u fotografua teksa largohej nga restoranti Lucali, ku kishte festuar ditëlindjen e një shoqeje.

Artistja u shfaq me një fustan të shkurtër saten në ngjyrë fildishi, të kombinuar me çizme të zeza deri në gju dhe një çantë të vogël dore, shkruan DailyMail.

Image
Olivia Rodrigo

Me flokët e lëshuara natyrshëm dhe një buzëqeshje në fytyrë, Olivia u përshëndet me fotografët përpara se të hipte në makinën që e priste.

Dalja e saj vjen pak javë pasi ajo u fotografua në New York në shoqërinë e partnerit të saj të ri, Julian Croonenberghs.

Image
Olivia Rodrigo

Çifti është parë shpesh së bashku muajt e fundit, ndërsa duken më të afërt se kurrë.

Ndërkohë, Olivia vazhdon të shijojë suksesin e albumit të saj të tretë, "You Seem Pretty Sad for a Girl So in Love", i cili ka kryesuar klasifikimet muzikore dhe është vlerësuar gjerësisht nga kritika.

Së shpejti, ajo do të nisë edhe turneun e saj botëror "Unraveled", i cili pritet të jetë një nga ngjarjet më të mëdha muzikore të vitit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat