Anne Hathaway kritikohet për veshjen e shtatzënisë: Duket qesharake

Bota e Yjeve

Anne Hathaway kritikohet për veshjen e shtatzënisë: Duket qesharake

Më: 10 gusht 2026 Në ora: 09:33
Anne Hathaway

Anne Hathaway ka tërhequr vëmendjen në premierën e “The End Of Oak Street” në Los Angeles, ku u shfaq me barkun e rrumbullakosur të shtatzënisë.

Aktorja 43-vjeçare, e cila njoftoi në qershor se është në pritje të fëmijës së saj të tretë, zgjodhi një bluzë të shkurtër blu të çelët, me pjesën e pasme më të gjatë, të kombinuar me xhinse me bel të ulët dhe këpucë të kuqe.

Megjithatë, veshja nuk u prit mirë nga të gjithë. Disa fansa e cilësuan atë si “qesharake”, ndërsa të tjerë e kritikuan ashpër zgjedhjen e stilit.

“Është e tmerrshme. Ajo është shumë e bukur që të ndodhë kjo”, shkroi një komentues.

Image
Anne Hathaway

Kritikat vazhduan edhe në rrjetet sociale, ku një tjetër përdorues shkroi: “Stil jo shumë i këndshëm për një grua të bukur shtatzënë”.

Megjithatë, pati edhe nga ata që e pëlqyen pamjen, duke thënë: “E dua. Nuk e kuptoj pse stilisti i saj ia bëri këtë”.

Image
Anne Hathaway
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat