Halle Berry me poza provokuese: “Sot... nuk më bëhet vonë!”

Bota e Yjeve

Halle Berry me poza provokuese: “Sot... nuk më bëhet vonë!”

Nga: A.M. Më: 14 gusht 2026 Në ora: 18:42
Halle Berry

Aktorja fituese e çmimit Oscar, Halle Berry, ka zgjedhur një mënyrë mjaft të guximshme për të festuar 60-vjetorin e saj. Ylli i Hollywood-it ndau në rrjetet sociale një seri fotosh nga pushimet, duke tërhequr menjëherë vëmendjen dhe mijëra reagime nga fansat.

Berry u shfaq pa reçipeta, e veshur me një mantel të tejdukshëm dantelle, teksa pozonte pranë të fejuarit të saj, Van Hunt. Në fotografitë e publikuara ajo shihet duke shijuar diellin, çokollata me luleshtrydhe dhe një gotë pije për të ngritur dolli për ditëlindjen e saj.

Krahas fotove, aktorja shkroi një mesazh të drejtpërdrejtë dhe provokues: “Sot... nuk më bëhet fare vonë!”

Image
Halle Berry

Postimi u prit me entuziazëm nga ndjekësit, të cilët e përgëzuan Berry-n për mënyrën se si po e përqafon moshën dhe për vetëbesimin që përcjell.

“Gëzuar ditën tënde, të dua shumë. Gjithmonë”, shkroi një prej fansave në komentet e postimit.

Image
Halle Berry, Van Hunt

Berry, e njohur për rolet e saj në filmat Monster’s Ball dhe Catwoman, si dhe për paraqitjen e fundit në Crime 101 përkrah Chris Hemsworth, është në një lidhje me Van Hunt prej gjashtë vitesh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat