Cynthia Erivo mahnit në Paris – veshja e saj tërheq gjithë vëmendjen

Bota e Yjeve

Cynthia Erivo mahnit në Paris – veshja e saj tërheq gjithë vëmendjen

Nga: A.M. Më: 4 tetor 2026 Në ora: 18:47
Cynthia Erivo

Aktorja e njohur Cynthia Erivo ka tërhequr vëmendjen në Javën e Modës në Paris, ku u shfaq me një veshje elegante dhe provokuese në sfilatën e Valentino-s.

39-vjeçarja shkëlqeu me një bralette prej dantelle dhe një fund midi me detaje vezulluese, duke ekspozuar belin dhe barkun e tonifikuar.

Pamjen e saj, Erivo e kompletoi me një pallto të madhe prej gëzofi artificial në ngjyrë kafe çokollatë, duke krijuar një kombinim mes elegancës dhe guximit, shkruan Daily Mail, transmeton "Bota sot".

Image
Cynthia Erivo

Paraqitja e aktores u zhvillua gjatë prezantimit të koleksionit pranverë/verë “Antibiblioteca” të shtëpisë së modës Valentino.

Erivo, e cila u bë veçanërisht e njohur për rolin e saj në filmin “Wicked”, vazhdon të jetë një prej emrave të njohur që tërheq vëmendjen edhe për paraqitjet e saj në tapetin e kuq dhe eventet e modës.

Image
Cynthia Erivo

Në muajt e fundit, aktorja ka shijuar një periudhë pushimi pas përfundimit të shfaqjes së saj solo “Dracula”, duke iu rikthyer eventeve publike dhe industrisë së modës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat