Brooks Nader mahnit në Javën e Modës në Paris, shfaqet me një veshje elegante dhe provokuese

Bota e Yjeve

Brooks Nader mahnit në Javën e Modës në Paris, shfaqet me një veshje elegante dhe provokuese

Nga: A.M. Më: 5 tetor 2026 Në ora: 08:55
Brooks Nader

Modelja dhe aktorja amerikane Brooks Nader tërhoqi vëmendjen me paraqitjen e saj në Javën e Modës në Paris, ku mori pjesë në shfaqjen e Muglerit gjatë fundjavës në kryeqytetin francez.

29-vjeçarja zgjodhi një kostum elegant dhe të guximshëm, të përbërë nga një xhaketë me dekolte të theksuar dhe shpatulla të strukturuara, të kombinuar me një fund me një të çarë deri në kofshë, shkruan Daily Mail, transmton "Bota sot".

Nader e theksoi edhe më shumë siluetën e saj me një palë këpucë me taka dhe rripa të hollë. Pamjen e kompletoi me flokë të stiluar në volum dhe grim elegant, duke krijuar një paraqitje që nuk kaloi pa u vënë re.

Image
Brooks Nader

Nga Milano në Paris

Para se të mbërrinte në Paris, Brooks Nader ishte e pranishme edhe në Javën e Modës në Milano, ku u pa në shfaqjen e Dolce & Gabbana.

Image
Brooks Nader

Modelja ka qenë së fundmi e angazhuar edhe në botën e aktrimit. Ajo ka përfunduar xhirimet për reboot-in e serialit të njohur “Baywatch”, të realizuara në Malibu, me xhirimet që përfunduan në korrik.

Nader do të interpretojë personazhin Selene në versionin modern të serialit ikonë, i cili u bë i famshëm në vitet ’90 dhe e shndërroi Pamela Anderson në një simbol global të seks-simbolit.

Reboot-i i “Baywatch” synon të rikthejë në ekran universin e serialit të famshëm, këtë herë me një kast dhe histori të përshtatura për një audiencë moderne.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat