Rosie Huntington-Whiteley mahnit me pozat e fundit, modelja tërheq vëmendjen me paraqitjen e guximshme

Bota e Yjeve

Rosie Huntington-Whiteley mahnit me pozat e fundit, modelja tërheq vëmendjen me paraqitjen e guximshme

Nga: A.M. Më: 6 tetor 2026 Në ora: 08:06
Rosie Huntington-Whiteley

Modelja e njohur britanike, Rosie Huntington-Whiteley, ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj të fundit, duke pozuar për një fotosesion të ri të markës Alo Yoga.

39-vjeçarja u shfaq me një komplet të bardhë, të përbërë nga një kardigan i shkurtër i thurur dhe pantallona të shkurtra, duke vënë në pah linjat e saj trupore.

Fotot e reja, të publikuara në Instagram të hënën, e shfaqin modelen të ulur në një divan ngjyrë krem, ndërsa në dorë mban një çantë gri nga koleksioni më i fundit i markës, shkruan Daily Mail, transmeton "Bota sot".

Image
Rosie Huntington-Whiteley

“Soft launch into sweater weather”, shkroi Rosie krahas fotografive, duke iu referuar ardhjes së sezonit të ftohtë.

Paraqitja e saj e fundit vjen vetëm pak ditë pasi u bë e ditur se bashkëpunimi i saj me M&S, që kishte zgjatur për 14 vjet, ka marrë fund.

Image
Rosie Huntington-Whiteley

Rosie dhe marka britanike kanë vendosur të ndajnë rrugët pas një bashkëpunimi të gjatë në sektorin e veshjeve intime. Koleksioni i saj tashmë është larguar nga dyqanet e M&S dhe nga faqja online e kompanisë.

Pavarësisht përfundimit të këtij bashkëpunimi, modelja vazhdon të jetë aktive në botën e modës dhe së fundmi ka qenë pjesë e fushatës së re të Alo Yoga, ku edhe një herë mori vëmendjen e fansave me fotografitë e saj.

Image
Rosie Huntington-Whiteley
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat