Emma Thynn mahnit me versionin e fustanit transparent të Kate Moss

Bota e Yjeve

Emma Thynn mahnit me versionin e fustanit transparent të Kate Moss

Nga: A.M. Më: 7 tetor 2026 Në ora: 12:45
Emma Thynn

Emma Thynn tërhoqi vëmendjen me një kopje të fustanit ikonik transparent të Kate Moss, teksa u shfaq në hapjen e ekspozitës “The 90s: Art and Fashion” në Tate Britain, mbrëmjen e së martës.

Image
Emma Thynn

Markezja e Bath-it, 40 vjeçe, u frymëzua nga modelja e njohur Kate Moss, e cila në vitin 1993 bëri bujë me këtë veshje gjatë pjesëmarrjes në festën “Look of the Year” të agjencisë Elite Model Agency në Londër.

Vitet e fundit, Kate Moss, tashmë 52 vjeçe, ka rrëfyer se nuk e kishte kuptuar se fustani i dizajnuar nga Liza Bruce ishte transparent deri kur fotografitë e saj u publikuan të nesërmen në gazeta, shkruan Daily Mail, transmeton "Bota sot".

Image
Kate Moss

Duke rikrijuar pamjen ikonike, Emma Thynn ekspozoi figurën e saj dhe u shfaq me të brendshme të zeza, ndërsa pozonte përpara një fotografie të Kate Moss, ku modelja shihej e veshur me fustanin origjinal.

Zgjedhja e veshjes ishte veçanërisht e përshtatshme për mbrëmjen, e cila shënoi hapjen e ekspozitës së kuruar nga Edward Enninful. Ekspozita i kushtohet viteve ’90 dhe do të sjellë së bashku fotografi, modë dhe art që kanë përcaktuar këtë dekadë.

Image
Emma Thynn
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat