Lily Mo Sheen, vajza e aktorit të njohur Michael Sheen dhe aktores britanike Kate Beckinsale, tërhoqi vëmendjen me paraqitjen e saj në premierën e filmit “Sense and Sensibility” në Los Angeles.
27-vjeçarja mori pjesë në premierën e filmit në The United Theater të mërkurën mbrëma, duke shijuar një moment të veçantë në qendër të vëmendjes.
Aktorja u shfaq elegante me një fustan të zi pa rripa, të cilin e kombinoi me këpucë Maison Margiela Tabi me majë të ndarë, me vlerë rreth 820 funte. Këto këpucë janë prej kohësh një zgjedhje që ndan opinionet e të apasionuarve pas modës, shkruan Daily Mail, transmeton "Bota sot".
Lily u shfaq me flokët e saj bionde të mbledhura lart, ndërsa zgjodhi një pamje të thjeshtë dhe elegante për tapetin e kuq dhe promovimin e filmit të ri.
Michael Sheen dhe Kate Beckinsale ishin në një lidhje nga viti 1995 deri më 2003 dhe në vitin 1999 u bënë prindër të Lily Mo Sheen.
Në tapetin e kuq, përkrah Lilyt, u shfaqën edhe yjet e filmit Daisy Edgar-Jones, Caitriona Balfe dhe Esme Creed-Miles.
Filmi është bazuar në romanin e Jane Austen, të botuar në vitin 1811, dhe rrëfen historinë e dy motrave që përballen me dashurinë dhe zhgënjimet sentimentale, në një shoqëri të dominuar nga rregulla të rrepta sociale.
Megjithatë, filmi deri tani ka marrë vlerësime jo fort pozitive nga kritikët. Brian Viner i “Daily Mail” dhe Kevin Maher i “The Times” i kanë dhënë filmit vetëm dy yje.