Amal Clooney ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj elegante, teksa së bashku me bashkëshortin, aktorin e njohur George Clooney, organizoi ceremoninë e ndarjes së çmimeve të Fondacionit Clooney për Drejtësi, “The Albies”, në Muzeun e Historisë Natyrore në Londër, të premten mbrëma.
Avokatja e të drejtave të njeriut, 48 vjeçe, u shfaq mahnitëse me një fustan të artë me shkëlqim, me shpatulla të zbuluara dhe detaje me thekë, nga koleksioni i Gucci-t. Ajo e kishte kombinuar veshjen me këpucë elegante me taka të larta dhe një çantë dore ngjyrë argjendi.
Ndërkohë, George Clooney, 65 vjeç, dëshmoi edhe një herë elegancën e tij, duke u paraqitur me një kostum zyrtar të zi dhe papion.
Çifti, i cili është i martuar prej 12 vitesh, mblodhi një numër të madh emrash të njohur të botës së artit dhe argëtimit në ceremoninë vjetore, e cila u moderua nga Graham Norton.
“The Albies” synon të nderojë individët që luftojnë për drejtësi dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Ceremonia mban emrin e Albie Sachs, heroit të luftës kundër aparteidit në Afrikën e Jugut dhe ish-gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese të këtij vendi.
Mes të pranishmëve ishte edhe aktori Brad Pitt, 62 vjeç, i shoqëruar nga partnerja e tij, Ines de Ramon, 33 vjeçe.
Për çiftin Pitt dhe de Ramon, kjo ishte një paraqitje e rrallë publike. Ata janë së bashku prej afro katër vitesh.