Charli XCX provokon në tapetin e kuq, shfaqet me bluzë transparente dhe pantallona të shkurtra

Bota e Yjeve

Charli XCX provokon në tapetin e kuq, shfaqet me bluzë transparente dhe pantallona të shkurtra

Nga: A.M. Më: 11 tetor 2026 Në ora: 22:12
Charli XCX

Këngëtarja britanike Charli XCX ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj në tapetin e kuq, në ceremoninë e organizuar për herë të dytë me rastin e Ditës Kombëtare të PrEP-it, të shtunën në mbrëmje, në lokalin The Abbey në Los Angeles.

Artistja 34-vjeçare u shfaq me një sytjena prej dantelle, të kombinuar me një bluzë të zezë transparente dhe pantallona të shkurtra shumë të shkurtra.

Ajo e kompletoi pamjen me këpucë të zeza me taka të larta, syze dielli dhe varëse me rruaza, shkruan Daily Mail, transmeton "Bota sot".

Image
Charli XCX

Këngëtarja u shfaq në humor të mirë, teksa pozoi para fotografëve në tapetin e kuq.

Në këtë ngjarje morën pjesë edhe emra të njohur të industrisë së muzikës dhe argëtimit, mes tyre Demi Lovato, Christina Aguilera, Bella Poarch dhe Emily Ratajkowski.

Image
Charli XCX

Aktiviteti u organizua nga platforma e telemjekësisë MISTR, e cila u shërben komuniteteve LGBTQ+, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për profilaksinë para ekspozimit (PrEP), një metodë parandaluese kundër HIV-it.

Organizatorët synojnë gjithashtu të luftojnë stigmatizimin e personave që jetojnë me HIV dhe të zgjerojnë qasjen në shërbimet shëndetësore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat