Lily James tërheq vëmendjen me veshjen transparente në Festivalin e Filmit në Londër

Bota e Yjeve

Lily James tërheq vëmendjen me veshjen transparente në Festivalin e Filmit në Londër

Nga: A.M. Më: 12 tetor 2026 Në ora: 09:42
Lily James

Aktorja britanike Lily James ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj elegante dhe provokuese në premierën e filmit “The Liberation”, në kuadër të Festivalit të Filmit në Londër, të dielën.

37-vjeçarja u shfaq me një bluzë transparente të markës luksoze Khaite, me vlerë rreth 2 mijë funte, përmes së cilës dukej reçipeta e saj e zezë.

Aktorja e njohur për rolin e saj në filmin “Cinderella” e kombinoi veshjen me pantallona elegante të zeza dhe këpucë me taka të larta në të njëjtën ngjyrë, duke krijuar një pamje të sofistikuar, shkruan Daily Mail, transmeton "Bota sot".

Image
Lily James

Flokët biondë i kishte kapur në mënyrë elegante, ndërsa pamjen e kompletoi me një palë vathë të thjeshtë argjendi.

Paraqitja e saj në eventin e organizuar në Sea Containers London nuk kaloi pa u vënë re.

Image
Lily James

Ndërkohë, Lily James është pjesë e kastit të filmit dramatik “The Liberation”, me regji të Guy Nattiv, ngjarja e të cilit zhvillohet në vitet 1980.

Në këtë film, aktorja interpreton Rickin, një udhëheqëse shpirtërore dhe drejtuese të një kulti.

Historia përqendrohet te Rita Cooper, një grua e moshës së mesme që i ka mbijetuar Holokaustit, rol që interpretohet nga aktorja Carrie Coon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat