Modelja e njohur amerikane, Brooks Nader, ka tërhequr gjithë vëmendjen me paraqitjen e saj elegante dhe provokuese në Kanë të Francës.
29-vjeçarja, e cila tashmë po ndërton karrierë edhe në aktrim, u shfaq me një fustan të gjatë, të kuq dhe të ngushtë pas trupit, gjatë një eventi fotografik të organizuar nga Fox për serialin e ri “Baywatch”, në kuadër të panairit televiziv MIPCOM, të hënën.
Fustani me dekolte të theksuar dhe mëngë të shkurtra nxirrte në pah linjat e saj trupore, ndërsa pamjen e kompletoi me taka të larta të zeza dhe një palë vathë elegantë me shkëlqim, shkruan Daily Mail, transmeton "Bota sot".
Me flokët biondë të lëshuar në onde të buta, ylli i “Sports Illustrated” pozoi plot vetëbesim para fotografëve në Palais des Festivals, me pamje nga porti piktoresk në jug të Francës.
Në këtë event, Nader u shoqërua edhe nga kolegu i saj, aktori Stephen Amell, i cili do të interpretojë rolin e kapitenit Hobie Buchannon në versionin e ri të serialit të famshëm “Baywatch”.
Edhe Amell u dallua për stilin e tij elegant, i veshur me një xhaketë të bardhë, të kombinuar me këmishë dhe pantallona të zeza.
Paraqitja e dy aktorëve vjen në kuadër të promovimit të rikthimit të “Baywatch”, serialit ikonik që fitoi popullaritet të jashtëzakonshëm në mbarë botën.