Brad Pitt tërheq vëmendjen në Paris me pantallonat ngjyrë magenta, në një mbrëmje romantike me të dashurën 33-vjeçare

Bota e Yjeve

Brad Pitt tërheq vëmendjen në Paris me pantallonat ngjyrë magenta, në një mbrëmje romantike me të dashurën 33-vjeçare

Nga: Bota sot Më: 13 tetor 2026 Në ora: 20:14
Brad Pitt

Aktori i njohur hollivudian, Brad Pitt, 62 vjeç, ka tërhequr vëmendjen në Paris me paraqitjen e tij plot ngjyra, teksa ka shijuar një mbrëmje romantike me të dashurën e tij, Ines de Ramon, 33 vjeçe.

Ylli i filmit u shfaq me pantallona në ngjyrë të theksuar magenta dhe një xhaketë ngjyrë blu në të gjelbër, duke zgjedhur një kombinim të guximshëm që nuk kaloi pa u vënë re.

Në krah të tij, Ines de Ramon u shfaq elegante dhe plot stil, ndërsa çifti shijoi daljen në kryeqytetin francez.

Image
Brad Pitt

Brad Pitt, i cili vazhdon të jetë një nga emrat më të njohur të kinematografisë botërore, është komentuar shpesh për stilin e tij të veçantë, si në tapetin e kuq, ashtu edhe gjatë daljeve të përditshme.

Lidhja e aktorit me Ines de Ramon ka tërhequr vazhdimisht vëmendjen e mediave rozë, ndërsa paraqitjet e tyre së bashku mbeten në fokusin e fotografëve dhe fansave.

Image
Brad Pitt
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat