Aktorja e njohur Cynthia Erivo ka tërhequr vëmendjen në premierën e filmit të saj të ri, “Prima Facie”, në kuadër të Festivalit të Filmit në Londër, të mbajtur të martën mbrëma.
Ylli i filmit “Wicked”, 39-vjeçarja, u shfaq në tapetin e kuq në Royal Festival Hall, e veshur me një fustan të personalizuar nga marka prestigjioze Prada.
Fustani elegant, në ngjyrë të verdhë kanarine dhe me shpinë të hapur, nxori në pah tatuazhet e shumta të aktores, duke e bërë atë një nga personazhet më të spikatura të mbrëmjes, shkruan Daily Mail, transmeton "Bota sot".
Erivo kishte zgjedhur aksesorë të thjeshtë, duke e plotësuar paraqitjen me vathë të varur dhe byzylykë me diamante. Ajo pozoi para fotografëve në një atmosferë glamuroze, duke tërhequr vëmendjen me stilin e saj.
Megjithatë, përtej shkëlqimit të premierës, filmi “Prima Facie” nuk është pritur me shumë entuziazëm nga kritikët, të cilët kanë publikuar vlerësime të vakëta. Disa prej tyre e kanë cilësuar filmin si një “ligjëratë që të drejton gishtin”, duke shprehur rezerva për mënyrën se si trajtohet tema.
Filmi është bazuar në dramën me një aktore, me të njëjtin titull, të shkruar nga dramaturgia australiane Suzie Miller.