Selena Gomez ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj elegante në tapetin e kuq, gjatë organizimit të përvitshëm të aktivitetit bamirës Rare Impact Fund Benefit në Los Anxhelos.
Këngëtarja dhe aktorja 34-vjeçare u shfaq me një fustan glamuroz, të zbukuruar me gurë shkëlqyes, i cili theksonte belin e saj të hollë dhe i jepte pamjes një elegancë të veçantë.
Selena dëshmoi edhe një herë se di të shkëlqejë në ngjarjet e rëndësishme, duke zgjedhur një stil që ndërthurte finesën me shkëlqimin.
Aktiviteti vjetor organizohet në mbështetje të Rare Impact Fund, nismës së themeluar nga Selena, e cila synon të zgjerojë qasjen e të rinjve në shërbimet e shëndetit mendor.
Paraqitja e saj vjen gjithashtu pas përvjetorit të martesës me producentin muzikor Benny Blanco, me të cilin ajo kurorëzoi dashurinë e saj në shtator të vitit 2025.
Përtej angazhimeve të saj në muzikë dhe aktrim, Selena vazhdon të jetë një nga figurat më të komentuara të showbiz-it ndërkombëtar, si për stilin e saj, ashtu edhe për jetën private.