Modelja britanike Emma-Louise Connolly ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj të fundit, duke pozuar me të brendshme elegante prej dantelle për fushatën e re të bashkëpunimit mes markave “Marks & Spencer” dhe “Coco de Mer”.
35-vjeçarja është shfaqur në disa kombinime provokuese, të cilat vënë në pah format e saj trupore, përfshirë edhe gjoksin e saj me përmasë 32E.
Krahas fotografive, modelja ka ndarë edhe një mesazh personal për trupin e saj, duke iu referuar dy fëmijëve që ka me bashkëshortin Oliver Proudlock: Bonnie, katër vjeçe, dhe Levi, 17 muajsh.
Connolly ka pranuar se ndihet krenare për trupin e saj, pasi ka kaluar përvojën e shtatzënisë dhe lindjes së dy fëmijëve.
“Honestly, nëse dikush do të më thoshte para disa vitesh se ‘Marks & Spencer’ do të më kontaktonte për të realizuar fotografitë e bashkëpunimit me ‘Coco de Mer’, fillimisht do të habitesha dhe më pas do të ikja me vrap, pasi kisha mbajtur në trup dy njerëz”, shkroi ajo me humor.
Megjithatë, modelja shtoi se ndihet krenare për trupin e saj dhe për mundësinë që iu dha të punonte me ekipin e markës, me të cilin bashkëpunon prej katër vitesh.
Ajo theksoi gjithashtu se xhirimet u realizuan nga një ekip tërësisht femëror, duke e përshkruar përvojën si pozitive dhe frymëzuese.
“Jam krenare për trupin tim dhe e lumtur që punova me një ekip kaq të mrekullueshëm. Një ekip tërësisht femëror, energji femërore dhe një ‘po’ e madhe nga ana ime”, u shpreh Connolly.
Modelja tha se është veçanërisht e kënaqur me koleksionin e ri, pasi, sipas saj, rripat e të brendshmeve janë projektuar në mënyrë elegante dhe të përshtatshme edhe për femrat me gjoks më të madh.
Koleksioni i ri i bashkëpunimit mes “Marks & Spencer” dhe “Coco de Mer” është tashmë i disponueshëm për blerje.