Kate Moss shfaqet me stil në Londër, por vëmendjen e merr me dy vape në dorë

Bota e Yjeve

Kate Moss shfaqet me stil në Londër, por vëmendjen e merr me dy vape në dorë

Nga: A.M. Më: 15 tetor 2026 Në ora: 15:02
Kate Moss

Modelja e njohur britanike, Kate Moss, është fotografuar teksa po shijonte një drekë në ambient të hapur në Londër, duke tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj elegante dhe dy pajisje vape që mbante me vete.

52-vjeçarja u pa jashtë restorantit “Lemonia”, në veri të Londrës, teksa shfletonte një revistë të “Louis Vuitton”.

Për këtë dalje, Moss kishte zgjedhur një xhaketë të zezë “Dior Cannage”, të kombinuar me xhinse “Levi’s Orange Tab”. Ajo i kishte mbrojtur sytë me syze dielli, ndërsa sendet personale i mbante në një çantë të markës “Bottega Veneta”, shkruan Daily Mail, transmeton "Bota sot".

Image
Kate Moss

Modelja e kompletoi veshjen me një rrip të zi dhe çizme, ndërsa gjatë qëndrimit u fotografua edhe teksa fliste në telefon.

Dalja e saj në publik vjen në një kohë kur motra e saj, Lottie Moss, ka folur hapur për marrëdhënien e tensionuar mes tyre.

Image
Kate Moss

Lottie ka pretenduar se Kate “nuk dëshiron të ketë asgjë të bëjë me të” dhe se ato “nuk kanë arritur kurrë të krijojnë vërtet një lidhje të afërt”. Deklaratat e saj kanë rikthyer vëmendjen te raporti mes dy motrave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat