Princi Harry dhe Meghan Markle shfaqen së bashku në Nottingham

Bota e Yjeve

Princi Harry dhe Meghan Markle shfaqen së bashku në Nottingham

Nga: A.M. Më: 15 tetor 2026 Në ora: 18:49
Meghan Markle dhe Princ Harry

Princi Harry dhe bashkëshortja e tij, Meghan Markle, kanë zhvilluar vizitën e tyre të parë zyrtare së bashku që prej rikthimit në Mbretërinë e Bashkuar.

Çifti u shfaq sot në Nottingham të Anglisë, ku mori pjesë në disa aktivitete, duke tërhequr vëmendjen e publikut dhe mediave.

Përveç angazhimeve të tyre gjatë vizitës, vëmendje të veçantë mori edhe paraqitja elegante e Meghan Markle.

Image
Meghan Markle dhe Princ Harry

Dukesha zgjodhi veshje të krijuara nga stilistë britanikë, duke vënë në pah modën vendase dhe dizajnerët e Mbretërisë së Bashkuar.

Detajet mbi veshjen e saj dhe aktivitetet e tjera të çiftit pritet të tërheqin interesin e admiruesve të familjes mbretërore.

Image
Meghan Markle dhe Princ Harry
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat