Emma-Louise Connolly mahnit me të brendshme dantelle, modelja krenare me trupin e saj pas dy lindjeve

Bota e Yjeve

Emma-Louise Connolly mahnit me të brendshme dantelle, modelja krenare me trupin e saj pas dy lindjeve

Nga: Bota sot Më: 15 tetor 2026 Në ora: 20:30
Emma-Louise Connolly

Modelja 35-vjeçare është imazhi i koleksionit të ri të M&S në bashkëpunim me Coco de Mer, ndërsa theksoi se ndihet krenare për trupin e saj që solli në jetë dy fëmijë.

Modelja Emma-Louise Connolly ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj në të brendshme elegante prej dantelle, si imazh i fushatës së re të markës M&S në bashkëpunim me Coco de Mer.

35-vjeçarja shfaqi linjat e saj trupore në disa kombinime provokuese, duke vënë në pah edhe dekoltenë e saj.

Krahas fotografive, Connolly ndau edhe një mesazh personal, duke treguar se ndihet krenare për trupin e saj, pasi ka sjellë në jetë dy fëmijë, Bonnie, katër vjeçe, dhe Levi, 17 muajsh, të cilët i ka me bashkëshortin e saj, Oliver Proudlock.

Image
Emma-Louise Connolly

“Me të vërtetë, nëse dikush do të më kishte thënë para disa vitesh se M&S do të më telefononte dhe do të më kërkonte të fotografohesha për bashkëpunimin me Coco de Mer, fillimisht do të kisha mbetur pa fjalë dhe më pas do të kisha ikur me vrap, pasi kisha mbajtur brenda vetes dy njerëz”, shkroi ajo me humor.

Megjithatë, modelja theksoi se sot ndihet krenare për trupin e saj dhe për mundësinë që iu dha të ishte pjesë e këtij projekti.

“Jam krenare për trupin tim dhe krenare që kam punuar me ekipin më të mrekullueshëm të M&S për katër vjet”, u shpreh Connolly.

Ajo veçoi gjithashtu faktin se fushata u realizua nga një ekip tërësisht femëror, duke e cilësuar përvojën si shumë pozitive.

Image
Emma-Louise Connolly

Duke folur për koleksionin e ri, modelja tha se është veçanërisht e kënaqur me dizajnin e rripave të sutjenave, të cilët, sipas saj, janë elegantë dhe nuk duken të rëndë.

Koleksioni i ri i të brendshmeve nga M&S dhe Coco de Mer është tashmë në dispozicion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat