Bebe Rexha publikon fotografi nga dasma tradicionale shqiptare e vëllait, pjesë e festës edhe Ledri Vula

Bota e Yjeve

Bebe Rexha publikon fotografi nga dasma tradicionale shqiptare e vëllait, pjesë e festës edhe Ledri Vula

Nga: A.M. Më: 15 tetor 2026 Në ora: 20:59
Bebe Rexha

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka publikuar fotografi nga dasma tradicionale shqiptare e vëllait të saj, Florent Rexha, duke ndarë me ndjekësit momente të veçanta nga festa familjare.

Pjesë e fotografive të publikuara është edhe reperi i njohur shqiptar, Ledri Vula, i cili ka kënduar në dasmë, duke argëtuar të pranishmit me muzikën e tij.

Prania e Ledrit në këtë ngjarje ka tërhequr vëmendjen edhe për një arsye tjetër, pasi në rrjetet sociale së fundmi kanë nisur aludimet për një lidhje të mundshme mes tij dhe Bebe Rexhës. Megjithatë, deri më tani, asnjëri prej artistëve nuk ka konfirmuar publikisht këto spekulime.

Image
Ledri Vula, Bebe Rexha dhe çifti i ri

Krahas fotografive, Bebe Rexha ka ndarë edhe një mesazh të veçantë për të vëllanë dhe bashkëshorten e tij, duke shprehur gëzimin për këtë kapitull të ri në jetën e tyre.

“Vëllai im i vogël, Florent Rexha, u martua. Paç fat! Jam e lumtur që tani je pjesë e familjes Rexha. Të dua”, ka shkruar këngëtarja.

Image
Bebe Rexha me familjen e saj

Fotografitë nga dasma tradicionale shqiptare kanë marrë vëmendjen e ndjekësve, ndërsa prania e Ledri Vulës dhe aludimet për një romancë të mundshme me Bebe Rexhën kanë shtuar kureshtjen në rrjetet sociale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat