Me dantella të zeza dhe aksesor gjigant në kokë, Rita Ora rrëmben vëmendjen në premierën e filmit të ri

Bota e Yjeve

Me dantella të zeza dhe aksesor gjigant në kokë, Rita Ora rrëmben vëmendjen në premierën e filmit të ri

Nga: A.M. Më: 16 tetor 2026 Në ora: 11:14
Rita Ora

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj ekstravagante në premierën e filmit të ri “Klara and the Sun”, duke mbështetur bashkëshortin e saj, regjisorin Taika Waititi.

Rita, 35 vjeçe, u shfaq të enjten në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Londër, të organizuar nga Instituti Britanik i Filmit (BFI), me një fustan të zi prej dantelle dhe një aksesor të madh e të pazakontë në kokë, shkruan Daily Mail, transmeton "Bota sot".

E njohur për stilin e saj të guximshëm dhe paraqitjet që bien në sy, këngëtarja zgjodhi një fustan transparent prej dantelle, me fund të fryrë, të cilin e kombinoi me një aksesor të zi me detaje që ngjanin me gjemba.

Image
Rita Ora

Përveç pozave përkrah bashkëshortit të saj, Rita u shfaq edhe me aktoret kryesore të filmit, Jenna Ortega dhe Amy Adams.

Filmi “Klara and the Sun” sjell Jenna Ortega-n në rolin e Klarës, një vajzë-robot e krijuar për të parandaluar vetminë. Ajo krijon një lidhje të veçantë me një adoleshent në një të ardhme alternative, ku përparimet teknologjike në inxhinierinë gjenetike kanë krijuar ndarje të thella mes njerëzve, duke i vendosur ata në klasa të izoluara.

Image
Rita Ora dhe  Jenna Ortega

Edhe Jenna Ortega tërhoqi vëmendjen me paraqitjen e saj elegante, duke u shfaqur me një fustan saten ngjyrë ari, të ngushtë pas trupit, të kombinuar me një shirit koke në të njëjtën ngjyrë dhe me qëndisje delikate prej dantelle.

Premiera mblodhi emrat kryesorë të filmit, ndërsa Rita Ora dëshmoi edhe një herë se di të jetë në qendër të vëmendjes me zgjedhjet e saj të veçanta të modës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat