Kylie ndryshon pamje dhe tregon a është shtatzënë

Bota e Yjeve

Kylie ndryshon pamje dhe tregon a është shtatzënë

Nga: G.B Më: 15 korrik 2016 Në ora: 15:51
Kylie Jenner

Ajo ka qenë objekt i thashethemeve dhe spekulimeve pafund për jetën e saj private për vite të tëra.

Por, Kylie Jenner i hodhi poshtë spekulimet se ajo është në pritje të fëmijës së parë me të dashurin e saj, reperin Tyga duke folur në Twiiter, të enjten mbrëma, transmeton Bota Sot.

Ylli i shout televiziv, 18 vjeçarja tregoi linjat perfektë trupore e veshur në një fustan të zi, të ngushtë.

Kylie ishte për të bërë pazar në Barneys në New York, pasi vizitoi motrën e saj Kendall në Beverly Hilld në Kaliforni.

“Nuk jam shtatzënë. Kanë qenë fjalët e njëjta për vite të tëra dhe jo nuk jam”, ka shkruar Kylie në Twitter.

Më pas ka shkruar edhe një tjetër cicërimë:”Kur unë vendos të shkojë në atë fazë të jetës, unë do të jem e para që do të ju tregoj”.

E vogla e familjes Kardashian ka ndryshuar pamjen, duke shkurtuar flokët, që i japin një pamje edhe më seksi./BS/

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat