Truproja e Kim Kardashian: “E keni kruajtur me personin e gabuar”

Bota e Yjeve

Truproja e Kim Kardashian: “E keni kruajtur me personin e gabuar”

Më: 4 tetor 2016 Në ora: 11:19
Kim Kardashian e Pascal Duvier

Pas lajmit të grabitjes së Kim Kardashian nga pesë persona të armatosur, personi më i kritikuar ka qenë truproja i saj, Pascal Duvier.

Disa media raportojnë se ai mund të ketë gisht në këtë grabitje, që spekulohet gjerësisht se mund të jetë kryer nga banda “Pantera rozë” e disa gangsterëve serbë.

Pascal Duvier ishte në një klub nate në Paris me dy motrat e Kim, Kourtney dhe Kendall kur ndodhi ngjarja.

Ai nxitoi në apartamentin ku ndodhi krimi brenda pak minutash.

“Ajo që ndodhi në Paris ishte një nga gjërat më të tmerrshme që kam dëgjuar ose parë. Kemi të dhëna dhe prova. Ne do ju gjejmë. Dhe ju premtoj, ju e keni kruar me personin e gabuar,” shkroi Duvier në blogun e tij.

Ai është truproja e Kim Kardashian që prej vitit 2014.

Ndërkohë Daily Mail raporton se Kim Kardashian pati frikë pasi hajdutët mund ta kishin përdhunuar.

Raportohet se pesë personat e armatosur kishin hyrë në apartament të veshur si policë.

Ata vodhën së paku 11 milionë dollarë bizhuteri.

Mes gjërave të vjedhura është edhe unaza me vlerë 4.5 milionë dollarë.

Kim ishte në gjumë kur dëgjoi kriminelët duke ngjitur shkallët e dupleksit.

Ajo u nis të kapte telefonin për të telefonuar truprojën, por ata e kapën dhe e lidhën në vaskë.

Kardashian i tha policisë se nuk i kishte kuptuar grabitësit, pasi flisnin frëngjisht, por njëherë ata thanë: Unazën, unazën, në anglisht.

Personat e armatosur u larguan me biçikleta.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat