10 pyetje që zbardhin detaje nga grabitja e Kim’it në Paris

Bota e Yjeve

10 pyetje që zbardhin detaje nga grabitja e Kim’it në Paris

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 5 tetor 2016 Në ora: 11:29
Kim Kardashian

Hetuesit në Paris janë duke u munduar që të zbulojnë përgjegjësin e bandës që plaçkiti ylli Kim Kardashian, me armë, në apartamentin e saj luksoz, duke i vjedhur asaj stoli në vlerë prej 8.5 milionë dollarësh.

Por, misteri është se kush ishte ajo bandë apo si arriti të hynte në apartamentin e yllit të televizionit, transmeton Bota Sot.

DailyMail ka publikuar 10 pyetje pa përgjigje për vjedhjen në kryeqytetin francez, ndërsa sportisti i arteve marciale Matt Fiddes, ish truproja i Michael Jackson, jep mendimin e tij për grabitjen:

1. Pse Kim Kardashian dhe shoqja e saj më e mirë, stilistja Simone Harouche kanë qëndruar vetëm në një banësë të pasiguruar, ku kanë pasur të paktën bizhuteri në vlerë prej 8.5 milionë dollarësh, që Kim i ka publikuar në foto në media? Familja dhe ndihmësit e tjerë kanë qëndruar disa milje larg në Four Seasons George V Hotel.

Fiddes ka thënë se kur ka qenë truprojë i Micheal Jackson, ai kurrë nuk ka guxuar të qëndrojë vetëm krejtësisht.

“Ajo nuk ka mundur të jetë vetëm pa siguri. Kjo është shumë e dyshimtë”, ka thënë ai.

:Pse të mbash kaq shumë stoli me vete, në atë vlerë dhe të mos ketë një truprojë speciale për ato stoli?

2.Pse nuk ka pasur kamera sigurie në atë apartament që kushton 8 mijë dollarë një javë? Ajo do të zbulonte bandën.

Fiddes thotë se vendi ku qëndroi Kim ishte dashur të ketë kamera jashtë dhe brenda.

“Nuk është diçka në rregull këtu”.

3.Pse ishte vetëm një roje në bllok, në një vend që strehon disa nga yjet më të mëdhenj, përfshirë Madonna dhe Leonardo DiCaprio? Ai apartament ka personel, gatuan dhe pse të mos ketë një personel sigurie 24/7?

Fiddes e sheh jo të zakonshme që sigurimi i Kim’it të mos qëndrojë me të në apartament.

“Ajo është dashur të ketë 7 ose 8 truproje jashtë dhe 3 ose 4 brenda”.

4.Si arriti banda të hyjë brenda një dere të bllokuar, të blinduar dhe të mbyllur përbrenda? Nuk ka pasur asnjë shenjë të hyrjes me forcë dhe si ka mundur të lejojë të hynë brenda persona të panjohur në mes të natës? Edhe nëse ata kanë thënë se janë policë, me një telefonatë ka mundur ta vërtetojë.

Fiddes thotë se për një të famshëm është normale që të ketë sigurim që të kontrollojë ndërtesën dhe të shkojnë ditë më përpara që të shohin nëse gjithçka është në rregull.

5.Çfarë informacioni ka portieri, që ka qenë i lidhur – për vendndodhjen e zonjës Kardashian, lëvizjet dhe masat e sigurisë personale? Kjo është politika standarde për VIP, për një rojtar, që banorët të kenë privatësi absolute dhe të mos zbulojë informacion?

Fiddes thotë se është e vështirë që të mbajë lëvizjet e një njeriu të famshëm, sidomos kur ata janë të profilit të lartë.

6.Pse truproja e Kim’it, Pascal Duvier e lë atë që të shkojë e vetme në një klub nate? Dhe, si e dinte banda se ai nuk gjendej me të atë natë?

Ai shpjegon: “Ai duhet të jetë për ta mbrojtur dhe madje të marrë edhe një plumb në qoftë se duhet, për ta mbrojtur”

7.Pse u lejua zonja Kardashian që të largohet nga Franca, disa orë pasi ka ndodhur krimi që të kthehet në SHBA?

Është procedurë për viktimat që të bashkëpunojnë me policinë edhe disa ditë pasi ndodh ai. Informacionet mund të harrohen lehtë dhe Kim mund të mos kthehet kurrë për të folur në Paris për këtë që i ka ndodhur.

8.Pse kanë qenë vetëm 3 truprojë duke mbrojtur klanin Kardashian në Francë, në një kohë kur është emergjente dhe pas sulmeve që kanë ndodhur në Paris?

Kim Kardashian  ishte menduar të jetë me një truprojë në apartamentin e saj, ndërsa dy të tjerë të jenë me familjen e saj në George V, transmeton Bota Sot.

Fiddes thotë se Kim nuk ka qenë ndoshta e informuar mirë për gjendjen emergjente në Paris, paa se të shkonte në Paris Fashion Week.

“Shpesh Micheal Jackson donte të vizitonte vende që ishin të rrezikshme. Ne i kemi treguar atij, shiko këtu është rrezik, nuk mund të shkojmë”.

9.Si arritën të hynin pesë burra brenda dhe të dilnin e të iknin me biçikleta? Burrat u arratisën duke mos i parë askush, përveç viktimës kryesore, Kim Kardashian dhe rojës së paidentifikuar?

10.Ka pasur një valë e ‘shtëpive jacking’, që në zhargonin francez për grabitje në banesa private, në rrethin ku ishte Kim Kardashian në Paris, kështu që pse nuk ishte paralajmëruar ajo dhe të jetë më mirë e mbrojtur.

Fiddes thotë se sigurimi duhet të bëjë fillimisht një kërkim për vendin ku do të qëndrojë klienti./BS/ 

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat