Kështu përshëndet Kylie fansat në mëngjes

Bota e Yjeve

Kështu përshëndet Kylie fansat në mëngjes

Nga: A.Zh Më: 10 tetor 2016 Në ora: 07:58
Kylie Jenner

Kylie Jenner di se si të mbajë vëmendjen në rrjetet sociale.

Ylli 19-vjeçar, e cila ka mbi 76 milionë ndjekës në Instagram, ka zgjuar fansat e saj të shtunën me një selfie seksi të veten, transmeton Bota Sot.

Më e vogla e klanit Kardashian/Jenner tregoi figurën e saj të pabesueshme me një bluzë të zezë dhe një palë brekë poashtu të zeza, me të cilat i la pak vend imagjinatës.

Në foto, e dashura e reperit Tyga shfaqej duke mbajtur iPhone-n e saj në duar para pasqyrës, derisa po pozonte në banjon e rezidencës 6 milion dollarëshe në Hidden Hills./BS/

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat