Bella i hip të dashurit të ri

Bota e Yjeve

Bella i hip të dashurit të ri

Më: 11 tetor 2016 Në ora: 15:12
Bella Thorne me të dashurin Tyler Posey

Ajo u nda me të dashurin e saj Gregg Sulkin në fillim të muajit të kaluar.

Por, Bella Thorne ka zbuluar se është kokë e këmbë e dashuruar në të dashurin e saj të ri Tyler Posey, shkruan Bota Sot.

Aktorja 19-vjeçare ka mbushur rrjetet sociale me imazhet pas festës së ditëlindjes së 19-të.

"Asgjë nuk më bën më të lumtur se ky njeri #njeriuim #mcm #.", ka shkruar ajo sipër fotografive të publikuara.

Në imazh, aktorja shfaqet vetëm me bikine të bardha sipër Tyler-it, i cili është poashtu i zhveshur./BS/

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat