Dashuria e motrave

Bota e Yjeve

Dashuria e motrave

Më: 6 dhjetor 2016 Në ora: 12:43
Bella Hadid

Bella Hadid bëri një debutim spektakolar në shfaqen madhështore të modës nga Victoria's Secret në Paris pak ditë më parë.

Performanca e mrekullueshme e modeles 20 vjeçare ka emocionuar pa masë edhe motrën e saj më të madhe, Gigi-n, po ashtu edhe ajo prezente në këtë ngjarje të modës.

“Jam krenare për ty”, ka thënë Gigi me lot në sy për motrën e saj teksa ajo performoi në pasarelë.

“E kam ndjekur atë shfaqë çdo vit, ndërsa i kaluari ishte i veçantë për mua pasi mora pjesë për herë të parë në të, por spektakli i këtij viti ishte i mrekullueshëm, pasi mu bashkua edhe motra ime më e vogël”, tha Gigi.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat