Ka ndër format më seksi në planet, por s’do ta besoni çfarë thotë Rita Ora

Bota e Yjeve

Ka ndër format më seksi në planet, por s’do ta besoni çfarë thotë Rita Ora

Nga: Bota Sot Më: 4 janar 2017 Në ora: 07:45
Këngëtarja me prejardhje shqiptare Rita Ora

Besimi është një nga tiparet më të rëndësishme kur vjen puna për të qenë një modele e suksesshme.

Megjithatë gjyqtarja kryesore e spektaklit “America’s Next Top Model’ e pranon se ky tipar i mungon asaj.

Këngëtarja me prejardhje shqiptare Rita Ora ka zbuluar se si ajo lufton me vetë-imazhin e saj pas marrjes përsipër nga Tyra Banks rolin e nikoqires së spektaklit më të njohur amerikan, shkruan Daily Mail, përcjell Bota sot.

Derisa ajo është konsideruar të jetë një gjyqtare e mirë për përzgjedhjen e modeleve të duhura, bukuroshja bjonde thotë se ajo jo gjithmonë ndjehet positive në lidhje me veten e saj.

 "Unë kurrë nuk e kam shikuar veten si qenie e përsosur ose që kam një trup të përsosur. Të gjitha ne femrat kemi gjithmonë diçka që nuk na pëlqen në lidhje me trupin tonë "”, ka thënë Ora.

Ylli 26-vjeçar do të jetë së bashku me modelen topolake Ashley Graham në stolin e gjyqtareve për shfaqjen, për të cilën thotë se shpreson të nxjerrë modelet më seksi të industrisë./BS/

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat