Dua Lipa në Spanjë, prezanton të dashurin e ri

Bota e Yjeve

Dua Lipa në Spanjë, prezanton të dashurin e ri

Më: 30 mars 2017 Në ora: 22:44
Dua Lipa

Dua Lipa duket se ka nisur një romancë të re.

Këngëtarja nga Prishtina aktualisht po qëndron në Madrid, ku po realizoi një performancë dhe po merr pjesë në disa intervista në media të ndryshme atje.

Dhe, Dua është parë në rrugët e kryeqytetit spanjoll krah për krah dhe shumë e afërt me modelin e njohur spanjoll, Davo.

Fakti se dyshja janë më shumë se miq është tatuazhi i përbashkët që ata kanë në kraharorët e tyre.

“Angel” është tatuazhi që kanë edhe Dua edhe Davo në krahët e tyre dhe afërsia e tyre sipas të gjitha gjasave është më e madhe se sa miqësore.

Image
Dua Lipa me të dashurin e ri në Madrid
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat