Blac Chyna duket se është më mirë pas një grindje të raportuar me ish të dashurin e saj, Rob Kardashian, gjatë javës së kaluar.
29-vjeçarja është parë në aeroportin LAX për një fluturim jashtë qytetit, të dielën pasdite, në Los Angeles.
Të premten, Chyna dhe Rob thuhet se u grindën gjatë një takimi në një zyre ligjore. Pas takimit, Chyna ka parë makinën e Rob të tipit Range Rover i cili po e priste atë, kur ajo vendosi të hipte dhe të ikte me të, raporton TMZ.
Përpara se të kishte mundësinë, një nga avokatët e 28-vjeçarës i tha: “Kjo nuk është ide e mirë”, dhe e nxori atë jashtë.