Fejohet aktori i njohur

Bota e Yjeve

Fejohet aktori i njohur

Më: 22 gusht 2017 Në ora: 15:16
Miles Teller dhe Keleigh Sperry

Miles Teller është fejuar me të dashurën e tij Keleigh Sperry.

Aktori 30-vjeçar i propozoi fejesë modeles javën e kaluar sa ishin në Afrikë, sipas motrës së Keleigh, Christie York.

“Këta dy u fejuan në safarin afrikane gjatë fundjavës”, shkroi Christie.

Miles dhe Keleigh janë në lidhje që nga fillimi i vitit 2013. Çifti ende nuk ka njoftuar lajmin në llogaritë e tyre në mediat sociale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat