S’i bën fare për divorc, modelja polake ‘laget’ në Kaliforni

Bota e Yjeve

S’i bën fare për divorc, modelja polake ‘laget’ në Kaliforni

Nga: Bota Sot Më: 24 gusht 2017 Në ora: 15:24
Joanna Krupa

Ajo u divorcua me burrin e saj Romain Zago në Miami, javën e kaluar, pas martesës së saj katër-vjeçare.

Por, Joanna Krupa ka dëshmuar se nuk po i bën fare për ndarjen, pasi ka dhuruar një tjetër shfaqje tejet të nxehtë në Malibu të Kalifornisë, shkruan Daily Mail, përcjell Bota sot.

Modelja polake është parë duke xhiruar setin e saj të ri fotografik e veshur me rroba banje ngjyrë të kuqe, të mërkurën.

Ylli 38-vjeçar ka pasur momentin e vet Baywatch-it, derisa shijoi ujin e ngrohtë të plazhit përrallor./BS

Image
Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat