Zjarri’ i ri i nxjerr sekretet: Ja biseda intime me Dybala-n

Bota e Yjeve

Zjarri’ i ri i nxjerr sekretet: Ja biseda intime me Dybala-n

Më: 25 gusht 2017 Në ora: 09:17
Antonella Cavalieri

Pasi u kthye nga pushimet, mediat zbuluan se romanca mes Paulo Dybalas dhe ish të fejuarës argjentinase Antonella Cavalieri ka përfunduar. Revista javore “Spy", në numrin e së premtes, 25 gusht, premton se do të publikojë ekskluzivisht edhe arsyen e ndarjes mes tyre.

Arsyeja duket se lidhet me njohjen e re që asi argjentinas ka bërë gjatë pushimeve në Formentera të Spanjës, ku është takuar me bukuroshen italine Ginevra Sozzi dhe mes tyre ka lindur një flirt.

Në një prononcim për revistën, Ginevra Sozzi surprizën duke thënë se nuk e njihte kush ishte Dybala dhe zbulon biseda private mes tyre.

“Kur e njoha Paolon, nuk e dija kush ishte. Unë u futa ‘në lojë’. Sepse më ka thënë se me partneren e tij ishte në krizë prej kohësh”.

Revista “Spy" ka publikuar edhe disa “selfie” mes futbollistit dhe bukuroshes italiane.

Image
Image
Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat