Elizabeth Olsen: Moda nuk është ana ime e fortë

Bota e Yjeve

Elizabeth Olsen: Moda nuk është ana ime e fortë

Më: 27 gusht 2017 Në ora: 08:00
Elizabeth Olsen

Aktorja Elizabeth Olsen duket “chic” në këmishën e mëndafshtë derisa merr pjesë në ekspozitën e “Diorit”.

Ajo është motra më e re e dizajnuesve “The Row”, Mary-Kate dhe Ashley Olsen.

Elizabeth ka shfaqur nivelin e modës në “Dior Gala Ball”, e cila u mbajt në Galerinë Kombëtare Victoria në Melburn të Australisë.

Ndryshe, Elizabeth së fundit pat zbuluar për revistën ES, se tepihu i kuq dhe moda nuk janë ana “e fortë” e saj.

Image

“Ndonjëherë kur nuk jam në diçka, të cilën e dua, unë qaj gjatë rrugës për në premierë. Pastaj shikoj fotot dhe e shoh se jam dukur mirë. Atëherë, përse po qaja?”, ka thënë ajo. 

Aktorja e “The Ingrid Goes West” ka folur edhe rreth dizajnit të modës të motrave të saja Mary-Kate dhe Ashley Olsen.

“Mendoj se ato janë gra brilante”, është shprehur Elizabeth.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat