Dorina Gegiçi pothuajse nuk njihet fare në fotot e paparacit!

Bota e Yjeve

Dorina Gegiçi pothuajse nuk njihet fare në fotot e paparacit!

Më: 29 gusht 2017 Në ora: 14:10
Dorina Gegiçi

Dorina Geçiçi është një ndër modelet më të mira të momentit. E kemi parë në shumë shërbime fotografike në fushata të ndryshme publicitare dhe me shkëlqim të veçantë, sidomos me fustanet e nuseve.

Vajza me buzët sensuale është një ndër të preferuarat e fotografëve dhe e kompanive me emër. Dorina është parë këtë verë në plazhet e Jugut. Vetë ajo ka postuar shumë foto, madje ka preferuar të postojë edhe foto ku duket se ndan përditëshmërinë e saj dhe natyralitetin me ndjekësit në rrjete sociale.

Në disa prej tyre duket ujë dhe sapun, por gjithmonë shumë e bukur dhe seksi edhe në ato versione. Ndërsa në fotot që sjell paparaci ynë duket pak më ndryshe, por gjithsesi trupi i saj është i përkryer.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat