Nicole Kidman shkakton reagime me veprimin e saj

Bota e Yjeve

Nicole Kidman shkakton reagime me veprimin e saj

Më: 19 shtator 2017 Në ora: 18:37
Nicole Kidman

Nicole Kidman ka folur për dhunën familjare. Edhe pse fjalimi i saj shkaktoi ovacione, disa u çuditën për veprimin e saj.

Ajo gjatë ndarjes së çmimeve Emmy në Los Anxhelos, u shpall aktorja më e mirë për rolin në serinë “Little lies”. 

Kidman në këtë seri luan rolin e Celesta, një grua nga shoqëria e lartë, të cilën verbalisht dhe fizikisht e keqtrajton bashkëshorti.

Pasi mori çmimin, Kidman mbajti një fjalim emotiv, ku ka prekur dhunën familjare.

“Ndonjëherë kur aktron, ki mundësi të bartësh porosi më të thellë. Këtë seri ia kemi kushtuar problemit të dhunës në familje. Kjo është sëmundje e komplikuar dhe është me plot turp. Ky çmim i ka dhënë hapësirë këtij problemi më shumë se kurrë. Për këtë arsye jam falënderuese”, ka thënë Kidman.

Fjalimi i saj shkaktoi reagime të mëdha në rrjetet shoqërore dhe atë pasi që disa komentues shfaqën habinë se si Kidman për asnjë moment nuk përmendi vajzat Isabelle dhe Connor.

Image
Nicole Kidman
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat