Zbulohet nëna që do t’i sjell në jetë fëmijën e tretë Kim Kardashianit

Bota e Yjeve

Zbulohet nëna që do t’i sjell në jetë fëmijën e tretë Kim Kardashianit

Më: 29 shtator 2017 Në ora: 17:43
Nëna zëvendësuese është fotografuar ditën e sotme e veshur thjeshtë me një palë xhinse dhe një bluzë të bardhë

Kim Kardashian ka konfirmuar se është në pritje të një fëmije me Kanye West.

Në fakt, foshnjën e re të dyshes do ta sjell në jetë një nënë surrogate, e cila raportohet të jetë paguar 75 mijë dollarë.

Daily Mail shkruan se sot se një vajzë afrikano-amerikane rreth 27-vjeç, do të sjell në jetë fëmijën e tretë të çiftit.

Nëna zëvendësuese është fotografuar ditën e sotme e veshur thjeshtë me një palë xhinse dhe një bluzë të bardhë ndërsa do të lind vajzën në muajin janar të vitit të ardhshëm.

Është interesante se të gjitha motrat Kardashian janë shtatzënë. Edhe Kylie dhe Khloe, motrat e Kimit, janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Kujtojmë se ditë më parë Kimi konfirmoi se është në pritje të një fëmije gjatë realit shout “Keeping Up With The Kardashians”. 

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat